Mposht Bylisin me rezultat minimal, Partizani merr fitoren e parë ne 2023

0

Partizani është rikthyer më në fund te fitorja, e cila është e para për vitin 2023 në kampionat. “Demat” kanë mposhtur në transfertë Bylisin, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Dueli nisi me një ritëm të ulët, me rastet e para të rrezikshme që erdhën vetëm në fundin e pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë ishin “demat” ata që dominuan në raste, duke gjetur rrjetën vetëm në minutën e 77’ me Mensah, i cili erdhi nga stoli për të zëvendësuar Carën.

Gjithashtu në minutat e fundit të takimit kishte dhe disa momente të pakëndshme, ku tifozët hodhën sende në fushë, që bënë që takimi të ndërpritej për disa minuta.

Kështu Partizani futet sërish në garën për titull, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe vetëm tre pikë më pak se Tirana kryesuese. Sa i përket Bylisit, vazhdon të jetë në vendin e 9-ë me 23 pikë, duke luftuar për mbijetesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu