WoALUG-u organizon garën “Fotografia e Ushqimit Tradicional Shqiptar” 2023

0

Nga 13 shkurti deri më 17 mars 2023, WoALUG-u organizon garën e fotografisë së ushqimit tradicional shqiptar.

WoALUG-u (Wikimedians of Albanian Language User Group) fton të gjithë dashamirësit e kulinarisë, pastiçierë, kuzhinierë amatorë e profesionistë apo fotografë të marrin pjesë në këtë garë duke fotografuar ushqime, pije dhe pjata tradicionale shqiptare. Pjesëmarrësit do t’i ngarkojnë ato në Wikimedia Commons. Wikimedia Commons është projekt simotër i Wikipedia-s, që shërben si depo digjitale për mbledhjen e materialeve multimediale me licencë të lirë.

Me anë të kësaj gare, WoALUG-u synon të përfshijnë të gjithë njerëzit e apasionuar të kontribuojnë e pasurojnë platformat e Wikipedia-s dhe Wikimedia Commons-it me trashëgiminë kulturore të kuzhinës dhe ushqimeve shqiptare.

Fotografitë e ngarkuara do të vlerësohen nga një juri prej 3 personash. Në përfundim të garës do të shpallen 3 fitues.

• Vendi 1 do të fitojë çmim me vlerë 200 euro + certifikatë digjitale
• Vendi 2 do të fitojë çmim me vlerë 150 euro + certifikatë digjitale
• Vendi 3 do të fitojë çmim me vlerë 100 euro + certifikatë digjitale

Për më shumë rreth garës, vizitoni këtë faqe:

https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Gara_e_fotografis%C3%AB_s%C3%AB_ushqimit_tradicional_shqiptar_-_2023

 

***
Orgranizata “Wikimedians of Albanian Language User Group” ka për qëllim të kontribuojë në mënyrë aktive në shpërndarjen, përmirësimin dhe zhvillimin e përmbajtjes në Wikipedia Shqip dhe projektet e tjera wiki. Ajo mbështet komunitetin shqiptar të Wikipedia-s, duke krijuar bashkëpunime, organizuar aktivitete dhe mbështetur projekte, të cilat promovojnë informacionin e lirë dhe kulturën e Wikipedia-s. Aktivitetet mbulojnë vendet shqipfolëse. Për më shumë vizitoni: www.wikimediashqip.org ose faqet tona në Facebook, Instagram & Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu