Një gardist shkoi i plagosur për ndihmë mbremjen e djeshme në spitalin e Durrësit, pasi kishte marrë një plumb në këmbë.
Në spital 29 vjeçari u dërgua nga të afërmit. Ai pretendon se nuk ka asnjë ngjarje të fshehur pas këtij incidenti, por thjesht është plagosur me armën e shërbimit padashje, shkruan Panorama.
“Nuk ka asnjë ngjarje apo përplasje me persona të tjerë. U vetëplagosa me armën e shërbimit, e cila në një moment u shkreh pa dashje dhe plumbi më hapi në këmbë. Njerëzit e mi më sollën në spital, kjo është e gjitha”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera gardisti.
Ndërkohë sipas burimeve nga policia lokale, 29-vjeçari është paraqitur gjatë mbrëmjes së djeshme (të dielën) në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë shërbim shëndetësor pasi kishte marrë një plumb në trup prej armës së shërbimit.
Punonjësi Gardës së republikës ka marrë mjekimin e nevojshëm në urgjencën e spitalit, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
“Ka deklaruar se është vetëqëlluar aksidentalisht dhe kështu e kemi klasifikuar si ngjarje, plagosje nga pakujdesia. Por, ky është versioni tij, nga ana jonë po punohet për të mësuar mos është përfshirë në ndonjë konflikt”, thanë burimet.