Muaji gusht shënon rritje të numrit për personat që hyjnë drejt Shqipërisë, rreth 20 mijë në 48 orë në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

0

Muaji gusht shënon rritje të numrit për personat që hyjnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitare tokësore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vetëm në 48 orët e fundit nga PKK Kapshticë kanë hyrë 7570 shtetas drejt vendit tonë, ndërsa ky numër paraqitet më i lartë në PKK Qafë Thanë 12 073 shtetas.

Nga sa vihet re është se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar përgjatë muajit gusht.

Pritet që numri të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu