Mundësia e fundit për studentët shqiptarë, hapet raundi i fundit i aplikimeve për në universitete

0

TIRANË-Ministria e Arsimit ka rihapur përherë të fundit aplikimin për në universitet. Studentët që nuk kanë mundur të kryejnë rregjistrimin, kanë mundesinë ditën e nesërme nga ora 9:00 deri në 14:00 të shkarkojnë formularin nga portal E-Albania.

Të gjithë ata maturantë që vijnë nga jashtë vendit me diplomë të huaj të shkollës së mesme që patën vonesa me njehsimin e dokumentacionit shkollor, apo ata maturantë të viteve të kaluara që nuk kanë mundur të aplikojnë në dy raundet e para do të kenë një mundësi të fundit ditën e nesërme më datë 4 tetor. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu