Mungesë operatorësh,nuk ka nisur ende votimi në 4 qendra të Shijakut

0

Në të paktën 4 qendra votimi të bashkisë Shijak nuk ka nisur ende votimi për shkak të mungesës së operatorëve, apo problemeve në funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik.

Bashkia e Shijakut ka 54 qendra votimi me një total prej 36 457 votuesish. Numrin më të lartë të votuesve e ka qyteti dhe Njësia Administrative  Xhafzotaj te ndjekur nga Maminas e Gjepalaj.

Në këtë bashki ne vitin 2017 kanë votuar 45, 68% e personave me të drejtë vote. Në Hardhishtë te QV 1505 mungon një pjesë e listës së zgjedhësve nga 1-81, por vijon procesi për zgjedhësit e pjesës së listës në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu