Mungon shpesh! Basha “çmallet” me kolegët sot në Kuvend, ‘kap’ tek dera Mesila Dodën dhe Idrizin

0

Lulzim Basha u pa duke u “çmallur” me kolegët e tij, me Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizit.

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në betimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajt në ambientet e Kuvendit. Kur betimi mbaroi dhe të gjithë nisën që të dilnin jashtë Kuvendit, Basha u pa duke u “çmallur” me kolegët e tij, me Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizit.

Ai i ka takuar të dy në derën e Kuvendit duke dalë jashtë, ndërsa ka shkëmbyer disa fjalë me ta, që duket se ishin në kuadër të miqësisë, pasi nuk kanë munguar as buzëqeshjet nga palët.