Pas suksesit të 3 ditëve më parë ndaj Benfikës me shifrat minimale 1-0, edhe në këtë fundjavë të Bundesligës, rekordmenët gjerman mjafton me një fitore po kaq minimale dhe me po të njëjtin autor.
GJERMANI – Bayerni i Mynihut nuk njeh ndalesa. Edhe pse nuk arrin të thellojë rezultatet, me sa duket i mjafton 3 pikëshi skuadrës së Vincent Company në këtë periudhë ndeshjesh cdo tre ditë.
Kështu pas suksesit të 3 ditëve më parë ndaj Benfikës me shifrat minimale 1-0, edhe në këtë fundjavë të Bundesligës, rekordmenët gjerman mjafton me një fitore po kaq minimale dhe me po të njëjtin autor.
Në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit gjerman përballë një skuadër relativisht të dobët si San Pauli, bavarezët arritën të fitonin me shifrat 0-1 duke qenë se ndeshja luhej në transfertë. Edhe këtë herë autori I golit ishte Musiala ai i cili po rezultaton shpëtimtarë për Bayernin, për të mbajtur ritimin e fitoreve në këtë periudhë të ngjeshur të sezonit.