Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.
Një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendgjarje.
Grupi hetimor po heton shkaqet e aksidentit.