“Mutacionet nuk janë pafundësisht të papërfunduara”, Brataj: Vaksina, arma më e mirë

0

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj bëri me dije se mutacionet e COVID-it po shkojnë në fazën e fundit. Për “TV Klan”, anëtari i Komiteti Teknik të Ekspertëve tregoi se kjo periudhë e ftohtë mund të përshpejtojë përhapjen e COVID-it, ndaj duhet të respektohen masat mbrojtëse si dhe të vazhdojë vaksinimi.

Më tej, ai theksoi se vaksnimi zvogëlon probabilitetin e krijimit të mutacioneve të reja të COVID-it.

“Periudha e ftohtë veç COVID-i ka edhe sëmundjet e stinës, sidomos ftohja, ndryshimet e temperaturës, bëhet inflamacioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të ndenjurit brenda me këto temperatura, për një kohë të gjatë, rrit shumë kollën që është një nga mënyrat më efikase të shpërndarjes së virusit. Maska është vendimtare. Vaksinimi është treguar që është arma më e mirë që kemi në dorë në këtë moment. Sa më të vaksinuar të jemi, aq më pak mundësi ka virusi të bëjë mutacione të reja. Të gjithë këta janë faktorë që çojnë në ngadalësimin dhe shkuarjen drejt fundit të pandemisë. Në një periudhë pas gati dy vitesh, po shkon drejt fundit sepse mutacionet e virusit nuk janë pafundësisht të papërfunduara”, deklaroi Brataj për “TV Klan”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu