Muzikali që ka “çmendur” Europën në “Air Albania”, Riccardo Cocciante sjell “Notre Dame De Paris” në Shqipëri

0

Muzikali që ka thyer rekordet Guiness dhe ka “çmendur” Europën, Notre Dame De Paris do të vijë në Tiranë.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë kryeministri Edi Rama i cili në llogarinë e tij në “Instagram”, ka publikuar një video të shkëputur nga ky muzikal dhe ka bërë me dije se kryevepra e Victor Hygoit do të vihet në skenë nga i madhi, Riccardo Cocciante.

Ai ka zbuluar se muzikali do të mbahet më 28 maj në stadiumin “Air Albania”.

“NOTRE DAME DE PARIS NË TIRAAAANË

Për herë të parë muzikali i rekordeve Guinness, SHOË MË I NDJEKUR NË EUROPË, spektakli i emocioneve të shumta, bazuar në kryeveprën e Victor Hygoit dhe vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, VJEN NË AIR ALBANIA STADIUM për publikun e Shqipërisë e të krejt Ballkanit

28 MAJ, TIRANË, MUZIKALI QË KA “ÇMENDUR” EUROPËN”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu