Muzikë pas orës 20:00, pronari i lokalit gjobitet me 10 mln lekë

0

 

Qeveria Rama la pa fjalë gjithë Shqipërinë me vendimin për të gjobitur bizneset nëse vendosin muzikë pas orës 20:00 të darkës.

Ndërsa duket se vendimi ka nisur zbatim të menjëhershëm dhe dje është gjobitur një lokal në plazhin e Durrësit me një shumë të konsiderueshme.

10 milionë lekë gjobë ka marrë ky biznes vetëm se kishte muzikë në ambientet e tij pas orës 20:00.

Ndërsa Policia ka apeluar që subjektet të respektojnë ligjin e ri në të kundërt do ndëshkohen.

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij. Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu