CNN: Veprimet e thjeshta që i japin fund koronavirusit

0

 

Nëse lani duart rregullisht, mbani maska ​​dhe mbani distancë sociale me njëri tjetrin do të ishin mjaftueshëm për të ndaluar koronavirusin pa qënë e nevojshme shpikja e një vaksine.

Ky studim u botua të martën në një revistë shkencore ndërsa sugjeron metodat më efikase për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe pse jo për ta eleminuar plotësisht atë.

Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%.
Kështu shkruhet në këtë studim.

Nëse njerëzit ndryshojnë sjellje me vonesë ata mund të zvogëlojnë numrin e rasteve por s’mund të shmangin pikun e pandemisë.

Lexo edhe:

How much will the COVID-19 vaccine cost? The president of the pharmaceutical company makes the sensational promise: Here is how much it will cost

Njësoj edhe nëse qeveritë marrin masa izolimi të menjëhershme por personalisht njerëzit nuk kujdesen përsëri do kishte shtyrje por jo shmangie të kulmit të rasteve.

Kulmi i pandemisë mund të shtyhet me masat e ndërmarra deri në 7 muaj por jo më tepër, kështu shkruhet në studim.

Nëse distanca fizike e vendosur nga qeveria do kombinohej me vetëdijen e popullatës dhe kujdesin personal piku i pandemisë mund të shmangej.

Kjo nënkupton se koronavirusi nuk do shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë i lan duart, ruan distancën fizike dhe pajiset me maskë, faktorë që kanë 25% efektivitet.

Autorët e studimit propozojnë që qeveritë të edukojë opinonin publik në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë thelbësore që ka ndërgjegjësimi dhe kujdesi personal për të luftuar pandeminë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu