“Na ike në lule të rinisë…”/ U vetëvra në dhomën e gjumit, të afërmit mesazhe prekëse për 33-vjeçaren

0

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u mësua se një 33-vjeçare i dha fund jetës së saj duke u vetvrarë me armë. Bëhet me dije se pas ngjarjes 4 persona u proceduan penalisht. Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 të mbrëmjës së të dielës, ndërsa familjarët kanë njoftuar të afërmit se është gjetur e pajetë në dhomë dhe që dyshonin për infarkt. Aktualisht në familjen Hysa janë hapur dyert e mortit ku të afërm, familjarë e të njohur po shkojnë për vizita ngushëllimi.

Për 33-vjeçaren nuk kanë munguar as fjalët prekëse nga të afërmit.

Kushëriri i Marslida Hysa nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar:

Sot po të përcjellim motra ime në banesën e fundit, na ike ne lule të rinisë. Na pikëllove të gjithëve. Lamtumirë motra ime MARSI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu