“Ne nuk kemi atdhe apo dinjitet tjetër që t’ia japim armikut”/ Reagon gruaja e kryeministrit armen

0

Pavarësisht ndërhyrjeve të Fuqive të Mëdha sërish konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë nuk po shkon drejt gjetjes së paqes.
Mediat e huaja së fundmi bëjnë me dije se gruaja e kryeministrit Nikoll Pashanyan, Anna Hakobyan po bën stërvitje ushtarake bashkë me 12 gra të tjera që pas disa ditësh të dërgohet në kufi.
Hakobyan përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do i bashkohet frontit për të mbrojtur kufijtë e atdheut.
“Duke filluar nga nesër, skuadra e grave me 13 anëtarë, përfshirë edhe unë, do të fillojmë stërvitjet ushtarake. Pas disa ditësh do të largohemi për të mbrojtur kufijtë e atdheut tonë.
“Ne nuk kemi atdhe apo dinjitet tjetër që t’ia japim armikut”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu