Këngëtarja Beatrix Ramosaj u është përgjigjur të gjithë ktritikëve të dashurisë së saj me aktorin Donald Veshaj që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me një këngë. Në tekstin e këngës së Trixës flitet për fajin e për akuzat që çiftit u kanë vënë ‘mbi kurriz’ për lidhjen e tyre që e konsideron si një ‘lojë me zjarrin’. Të gjithë, sipas këngëtares xhelozojnë sepse nuk i njohin përjetimet e tyre. Kënga mbyllet me një paralajmërim: Historia e tyre rinis pas daljes së Donaldit nga BBV.
Teksti i këngës:
Më kan bo me faj, të kan bo me faj Na kan bo me faj, oh… Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë thua na kuptojnë? Shohin ç’do lëvizje, humbim nëpër shtigje Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet Lëre! lëri se ça thonë (më the) Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. ah-ah-ah.. jo nuk e kthej jo nuk e kthej, jo jo nuk e kthej, jo se kështu e ndjejmë! oh… gjykimet e tjerëve skanë vlerë, jo. të thonë ç’të duan. ohh-ohh-ohh Luajmë me zjarrë ohh-ohh-ohh veç ngroht na mban. Lëre! lëri se ça thonë Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda na shumë shpejt kemi me u pa
Beatrix Ramosaj la shtëpinë javën që shkoi. Ajo nuk ka pranuar që të jetë pjesë e emisioneve dhe nuk ka folur për asnjë media pas largimit nga BBV. Trixa turbulloi ujërat e shoëbizit pasi krijoi lidhje me Donald Veshajn brenda shtëpisë, në një kohë që aktori kishte ende pezull marrëdhënien me moderatoren Bora Zemani. Të izoluar brenda shtëpisë, dyshja u gjykuan për vendimin e tyre nga publiku dhe jo vetëm.