Këshillimi Kombëtar, Rama: Kartonat s’mungojnë, kemi dhe debat të brendshëm për këtë

0

Edi Rama: Mendoj që është lajm i mirë se pavarësisht faktit që ne kemi hyrë në mandatin e tretë jemi në vzhdim të kërkim të rrugëve të reja e kominikimit me njerëzit, forcimit të urës së kominikimit. Unë asnjëherë s’e kam dashur rutinën, inercinë e mosndryshimin. S’është me lidhje kjo ,këto janë vendimmarrje tonat, ne s’na mungojnë kartonat për të marrë këto vendime, sepse nuk do nxjerrim sytë për të vënë vetulla. Të konstatosh se shumica e qytetarëve janë kundra dhe t’i shkosh asaj gjëje deri në fund, është budallallëk. Kjo e përforcon bindjen. Të gjitha janë dilema, nuk janë cështje ku ne duam të gjejmë një justifikim. Duke parë reagimet, duke bërë anketime dhe duke bërë edhe vetë pyetësorët e mbushur në kaq pak ditë pa bërë asnjë fushatë, dalim në përfundimin që qytetarët e pëlqejnë këtë gjë. Kam vënë re që shumë qytetarë në komente kërkojnë tu jepet mundësia të bëjnë komentet e tyre, por në këtë rast është i mbyllur. Ne kemi edhe debat të brendshëm për këto çështje, lidhen edhe me një pozicion me partnerët e tjerë, edhe ndërkombëtarë, është një ushtrim që na lidh më shumë me njerëzit. Nuk është histori bravash, a u thye brava apo varreja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu