Napoli pa mëshirë ndaj Salernitanës, Insigne si Maradona, Spezia merr tjetër fitore

0

Në javën e 23-të të Serie A Napoli nuk e diskutoi fitoren përballë Salernitanës duke triumfuar me shifrat 4-1. Avantazhi i të kaltërve erdhi shumë shpejt kur Juan Jesus në minutën e 15′ do të shënonte golin e parë. Megjithatë te lojtarët e Napolit ndodhi një ‘blackout’ i vogël, pasi Bonazzoli do të barazonte për miqtë.

Në pjesën e dytë, napolitanët shënojnë 3 herë brenda 8 minutave. Fillimisht do të ishte Amir Rrahamni që do të realizonte në minutën e 47′. Ndërsa Insigne në minutën 53′ shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i 115-të, duke barazuar Maradonën. Në takimet e tjera, Torino nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sassuolos, ndërsa pas fitores me Milanin, Spezia arrin një tjetër sukses përballë Sampodorias me shifrat 1-0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu