Ndizet më tej situata në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj thërret delegatët e Asamblesë…

0

Mësohet se sot, në orën 18:00, në hotel “Tirana Internacional”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ftuar në një takim delegatët, të cilët do të jenë nesër në punimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Duke gjykuar nga situata e krijuar, arsyeja dhe qëllimi i këtij takimi, nuk është i vështirë të imagjinohet. Në mos për të bërë një foto buzagaz, si në rastin e Memës, presioni dhe shantazhi, për të deformuar votën e delegatëve, do të jetë refreni i diskursit dhe leksikut të kryebashkiakut Veliaj.

Natyrisht nuk do të lerë pa shfrytëzuar edhe ndihmës e CIA-s, me të cilat kërconte sot paradite Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kryesisht presidentin Duka, të cilin çuditërisht në këtë kohë fushate zgjedhore, është kujtuar ta sulmojë sa më shumë dhe me çfarë të mundë.

Veç kjo, me gjasë mund të jetë edhe përpjekja e fundit e tij, pasi nesër, në orën 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohen punimet e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit për Tiranën. Në të do të marrin pjesë 41 delegatë me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin kryetarin e ri të Shoqatës, si dhe 6 anëtarë, që do të marrin pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, që do të mbahet më 2 mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu