NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë: Kemi tërhequr akreditimin e 8 anëtarëve, ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse

0

NATO konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë”, por shtoi se është ende e gatshme të përfshihet në dialog.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”, i tha Radios Evropa e Lirë zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

“Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se kemi zvogëluar numrin e pozicioneve që Federata Ruse mund t’i akreditojë në NATO [nga 20] në 10”, tha ai.

 

 

Sky News raportoi se vendimi u mor pas “dyshimeve për aktiviteteve dashakeqe të Rusisë gjatë viteve të fundit”.

Nga Rusia nuk ka ende reagim zyrtar. Por, agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi një ligjvënës të lartë rus të ketë thënë se Moska do të hakmerret “dhe jo domosdoshmërisht në mënyrë simetrike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu