Lidhja me Nazime Vishës, vajza që vrau përndjekësin e saj

0

Mes të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia e ndodhur më 25 shkurt 2021, është edhe Xhuljano Visha, 28-vjeçar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë në pranga ka rënë ekzekutori Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë si dhe Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë. Si organizator i këtij krimi të rëndë dyshohet se është Skënder Vathi.

Por kush është Xhuljano Visha, një nga të arrestuari e krimit mafioz. ABC ka mësuar se Visha ka siguruar armën e krimit, ndërsa i ka thënë ekzekutorit Shyti se do të përfitonte 50 mijë euro për eliminimin e 66-vjeçarit.

Visha nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai është dënuar më parë edhe për veprën penale të “vjedhjes”. Por emri i tij lidhet me një tjetër krim të ndodhur disa vite më parë. Xhuljano Visha është djali i xhaxhait të Nazime Vishës, kjo e fundit vrau abuzuesin e saj.

Nazime Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën,  mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo e vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes. Ajo kishte zbrazur ndaj burrit që e kishte përdhunuar prej moshës 14 –vjeçare plot një breshëri kallashnikovi. Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Kreu 4 dënimin prej 4 vjetësh dhe u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu