Ndahet në barazim Polonia me Moldavinë, gjithçka e hapur për vendin e dytë…Shqipëria e shkëputur në krye! (VIDEO & TABELA)

0

VARSHAVE – Ndodh surpriza e madhe që në pjesën e parë në ndeshjen mes Polonisë dhe Moldavisë, që po zhvillohet në Varshavë. Dy skuadra të tjera të grupit tonë dhe Moldavia është pikërisht kundërshtari ynë i rradhës më 17 nëntor.

Në minutën e 26-të ta takimit, me një goditje këndi, Nicolaescu arrin të dërgojë topin në rrjetë.

Me rifillimin e lojës në pjesën e dytë vendasit polak arrijnë të barazojnë shifrat në 1-1. Në minutën e 53 Sviderski çon shifrat në 1-1 duke rikthyer vec barazpeshës edhe shpresat e Polonisë për kualifikim deri në ndeshjen e fundit.

Me këto shifra u mbyllën 90 minutat, ndërkohë që Polonia ka edhe vetëm një ndeshje për të luajtur, atë me Cekinë më 17 nëntor kur ne luajmë përballë Moldavisë në transfertë. Ndërkohë që ne e mbyllim me Ishujt Faroe në Tiranë më 20 nëntor ndërsa Moldavia ndan me Cekinë kualifikimin në ndeshjen e fundit në të njëjtën ditë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu