Ndahet nga jeta aktorja e talentuar e Peaky Blinders

0

Helen McCrory ka vdekur papritur në moshën 52 vjeç këtë të premte, pasi vuante prej kohësh prej kancerit.

Aktorja e talentuar britanike, e cila luajti si mafiozja e Peaky Blinders në rolin e Aunt Polly dhe si Clair Dowar në filmin Skyfall 2012 James Bond është ndarë nga jeta.

 

Në një deklaratë tronditëse që konfirmonte vdekjen, burri i saj Damian Lewis shkroi: “Unë jam zemërthyer për të njoftuar se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme që është Helen Mçrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga një valë dashurie nga miqtë dhe familja “.

Ai shtoi: “Ajo vdiq ashtu siç jetoi, Pa frikë. Zoti e do dhe e dimë sa me fat jemi që e kemi pasur në jetën tonë. Shko tani, vogëlushe në ajër dhe faleminderit.”

Helen ishte martuar me aktorin tjetër Damian që nga viti 2007 dhe kishte dy fëmijë me të, vajzën Manon, 14 vjeç dhe djalin 13-vjeçar Gulliver.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu