Elvisi habit me deklaratën e tij : Dy vajza kanë kërkuar që unë të rikthehem në program

0

Elvis Lushi (Loco), ish-personazhi i Përputhen,ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste. Gjatë bisedës për ngjarjet e shumta që kanë ndodhur në programin ku ai ishte pjesë,moderatori e pyet nëse e ka menduar që të rikthehet. Elvisi nënvizoi se pavarësisht se ka kërkesa nga personazhet për t’u kthyer ai nuk do të jetë më pjesë e reality show.

“Nga informacione të sigurta janë dy personazhe aty vajza që i kanë bërë kërkesë produksionit që unë të rikthehem. Pas këtij momenti produksioni jo vetëm që e s’e ka refuzuar por s’e ka marrë parasysh fare. Ua ka lënë mesazhet seen, fakti që produksioni nuk më do tani më aty, pse duhet të dua unë”.

Duke folur për rikthimet, Loco ka folur edhe për rikthimin e Atdheut. Ai e ka mohuar prishjen e miqësisë, aq më tepër për njohjen me Antonelën. Pranon që njohja e tyre duket pak çuditshëm, por i respekton në vendimet e tyre.

Në mbyllje të bisedës moderatori e pyet nëse ka një personazh nga programi që nuk do I bënte tatuazh. “Nuk do t’i bëja tatuazh Arjanit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu