Ndahet nga jeta ish- arbitri Ylli Cufe

0

Është ndarë nga jeta Ylli Cufe. Cufe njihej prej vitesh edhe si Ylli i Telebingos për shkak të aktivitetit të tij privat në shitjen e biletave të fatit dhe si gazetashitës në afërsi të pazarit të Korçës.

Cufe ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare si pasojë e një infrakti, ndërkohë që për vite me radhë ka qenë dhe arbitër futbolli.

”Cufe ka gjykuar në Kategorinë e Parë për 10 vite (1990-2000). Ai vlerësohet për sjelljen korrekte dhe profesionale si dhe për respektimin e traditës së arbitrave korçarë në futboll”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga mediat sportive.

Kompania “Telebingo-Shqiptare” bashkohet me dhimbjen e familjes. Ai ishte një nga shitësit më të hershëm dhe më të rregullt të biletave të Telebingos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu