A janë rikthyer sërish bashkë?/Çifti Loredana dhe Mozzik shfaqen në një foto mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit

0

Prindërit e Hanës, Loredana dhe Mozzik tronditën ndjekësit e sidomos fansat e tyre me lajmin e ndarjes që edhe sot shumë prejt tyre nuk duan ta pranojnë.

Arsyeja e kësaj ndarje mbeti gjithmonë një mister dhe nuk dihet nëse do zbulohet apo jo nga njëri prej këngëtarëve.

Megjithëse ruajnë kontaktet dhe takohen për shkak të vajzës së tyre, Hanës, reperi ka deklaruar se me Loredanën s’do të bashkohet më kurrë dhe ne nuk duam ta besojmë!

Mbase as Loredana vetë s’do ta besojë, pasi herë pas here kemi parë disa shenja të vogla në rrjete sociale.

Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi reperja në Instagramin e saj ka postuar një foto me Mozzik,ku shihen shumë pranë njëri-tjetrit.A janë rikthyer të dy këngëtarët bashkë?

Të paktën, kështu duam të besojmë ne! Mozzik tha se dyshja s’kthehen më kurrë bashkë, por ai duhet ta dijë shumë mirë shprehjen “Kurrë mos thuaj kurrë”!

Nga Franko Hakilja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu