Ndahet nga jeta mësuesi, intelektuali dhe shkrimtari i njohur elbasanas për fëmijë, Astrit Bishqemi

0

Ndahet nga jeta mësuesi, intelektuali dhe shkrimtari i njohur elbasanas për fëmijë, Astrit Bishqemi.

Astrit Bishqemi njihet si një prej shkrimtarët më të mirë të letërsisë për fëmijë, do t’i mungojë Elbasanit dhe Shqipërisë.

Astrit Bishqemi u lind në Elbasan më 18 korrik 1943.

Pas shkollës së mesme pedagogjike, studioi në Degën Matematikë-Fizikë të Institutit Pedagogjik 2-vjeçar në Shkodër dhe më pas mbaroi studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Elbasan.

Veprimtaria
Për shumë vite ushtroi profesionin e mësuesit dhe njëkohësisht të drejtorit në shumë shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të rrethit të Elbasanit, përkatësisht në qytetet Librazhd, Peqin, Elbasan. Ndërkohë ka qenë redaktor i gazetës lokale” Shkumbini” (1973-1977). Që nga viti 1981 fillimisht si pedagog i jashtëm dhe më tej efektiv, ishte lektor i lëndës së letërsisë për fëmijë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan deri në vitin 2010 kur doli në pension. Tema e doktoraturës së mbrojtur prej tij në Universitetin e Tiranës mban titullin: “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”.

Krijimtaria
Krijimtaria e tij letrare numëron:

11 Novela

21 Vëllime me tregime e përralla

10 Romane

12 Shqipërime

1 Skenar Filmash

16 Tekste të letërsisë për fëmije dhe studime

Bashkautor në 17 tekste të arsimit bazë

Autor në 8 tekste universitare

Tituj dhe Nderime
Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”. Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinjl.[2][3] Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull.

Veprat
Novela
Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) – Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972
Tregim për nënën trimëreshë – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[4]
Partizani fotograf – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980
Një verë plot ngjare – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981[5]
Kur çelnin livarëzat e arrës – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
Epitafi dinak – botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove – Sh.B. ERIK, Tiranë 2009
Burgu i qelqtë – Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002
Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 2009
Zezona e qumështit – Sh.B. Sejko, Elbasan 1996
Për një gotë çaj – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
Kacafytja me ujkun (novela, tregime, skica, gazmore) – Sh.B. Rozafa, Prishtinë 2018
Vëllime me tregime e përralla
Detyra – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
Celësi i depos – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1976 [6]
Gëzofi i Tokës (Tregime Fantastiko Shkencore) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1977 [7]
Kallëzimet e kokrrizave te breshrit (tregim shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 [8][9]
Fidani i dardhës – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978
Drugdhendësi i vogël – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978
Libri i grisur – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
Trimëria – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1985
Dhëmbët e ujkut – Sh.B. Sejko, Elbasan 1996 [10]
Kur nisa rrugën e shkrimeve – Sh.B. Onufri, Tiranë 1997
Thesi i gjallë – Sh.B. Toena 1998 [11][12]
Gjyshër e nipër – Sh.B. Sejko, Elbasan 2001
Si ia hodhëm kompjuterit – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
Papuçe për princ Pison – Sh.B. Sejko, Elbasan 2003
Shtëpiza ime, përralla e kallezime diturake – Sh.B. Silver, Elbasan 2003
Maçoku me celular, Një pëllëmbë me përralla – Sh.B. Erik, Tiranë 2004 [13]
Kallëzimet e Kaltrit – Sh.B. Sejko, Elbasan 2006
Mali i Vashës (tregime) – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2012[14]
Djali i zgjuar dhe vajza e bukur (tregime e përralla) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
Përralla Elbasani 1 – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2013[15]
Përralla Elbasani 2 të ritreguara – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
10 Rrëfenja të arta / Udhëve të Europës… duke u vënë veshin gojëdhënave të tyre – ERIK BOTIME, Tiranë 2020
Vepra I : Gostia e Arushit [Prozë e vargje të zgjedhura për fëmijë (e prindër)] – Shoqata ADE, Shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
Vepra II : Magnetofoni [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e vegjël)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
Vepra III : Njeriu dhe Djalli [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e mesëm)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
Vepra IV : Ai që ndali Diellin… [Tregime të zgjedhura për moshën e lartë shkollore] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
Vëllai i Abetares (bashkautor me Xhevat Sylën) – ERIK botime, Tiranë 2022
Izi, qeni shpëtimtar (tregime) – ERIK botime, Tiranë 2023
Romane
Me vështrimin lart – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1986
Udhëtim i jashtëzakonshëm (fantastiko-shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1987; Ribotuar nga Sh.B. Sejko, Elbasan 2000 [16]
Zemër, o bir! – Sh.B. Flesh, Tiranë 1999
Fustanet e dallëndysheve – Sh.B. Sejko, Elbasan 2003
Kronikë me tank – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
Klik: Rrapatushët 1 (Rrapatushë prej allçini dhe prej së vërteti) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [17]
Klik: Rrapatushët 2 (Endje nëpër botë) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [18]
Klik: Rrapatushët 3 (Hidhemi në të shtatën) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [19]
Klik: Rrapatushët 4 (Fillime dhe… maja) – Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [20]
Si u rrit një poet – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011; Ribotuar me titull Dallgët e Këngës – Sh.B. Vatra, Shkup 2015
Shën Grushti / Gazmorë ndaj virusit të pabesë (Roman për adoleshentë) – Sh.B. JONALDA, Tiranë 2020
Normalistët / Roman për moshën e lartë shkollore – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2022
Shqipërime, përshtatje, poezi etj.
Ali Baba dhe dyzet hajdutët (ritregim), – Sh.B. Onufri, Elbasan 1993, ribotuar Sh.B. Mësonjtorja, Tiranë 2003
Xhani Rodari: Pinoku dinak – Sh.B. Kristoforidhi, Elbasan 1993
Xhani Rodari: Xhelsominoja në vendin e gënjeshtarëve (Roman) – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007
Leit Sauervein: Indiani i vogël Hyshte – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
Zhak Deval: Misteri i Oqeanorit – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
Marie-Helene Deval: Fëmija egërsirë – Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
Maria Markone: Anija kozmike e Alekut (Roman) – Sh.B. Silver, Elbasan 2003
Daniel Defo: Robinsoni (përkthyer nga Lumo Skëndo më 1908, sjellë në gjuhën e sotme) – Sh.B. Sejko, Elbasan 2005; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë T.2007
Zhyl Vern: Aventurat e kapiten Haterasit (përshtatur për fëmijë) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2007
Xhonatan Suift: Udhëtimet e Guliverit (përshtatur për fëmijë) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007
Rebi Alikaj: Përse oktapodi nuk ka eshtra – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2009
Mark Tuein: Aventurat e Hakëlberfinit (përshtatur për fëmijë) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016
Paskam lindur më parë se gjyshi?! (vjersha) – Sh.B. Erik, Tiranë 2017
Francoise d’Eaubonne: Një nëndetëse e Hapësirës / Roman fantastiko-shkencor (përkthim nga Frëngjishtja) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2021
Tekste të letërsisë për fëmijë dhe studime
Gazmore 300 e ca… buzëqeshje sa ? Toena, Tiranë 1996 [21]
Letërsia për fëmijë (pjesa II: Komentar) / Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – “ELBASANI 2000”, Tirane 1998; rishtypje: Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – Sh.B. Erik, Tiranë 2011
Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë – Sh.B. Sejko, Elbasan 2005
Vlera të anatemuara… (Gjurmime e studime) – Sh.B. Sejko, Elbasan 2005
Autorë e tekste letrare, probleme e vlera… – Sh.B. Sejko, Elbasan 2007
Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj, 1886-2009 (Fjalor enciklopedik) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2009
(Astrit Bishqemi & Migena Arllati): Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886-2017 [Botimi i dytë i leksikonit të vitit 2009, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- Shoqata e intelektualëve “Jakova”, Prishtinë 2017
Tragave të letërsisë – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011
(Astrit Bishqemi, Shpëtim Haxhihyseni): Simbol i punës dhe i korrektësisë (monografi për Ibrahim Ibrushin) – Sh.B. Shpresa, Tiranë 2012
(Iliaz Gogaj, Astrit Bishqemi): Sulë Harri, kalorës i arsimit shqiptar (botimi III, i pasuruar e i përmirësuar) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
Braktisja e happy end-it – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2014
Misionarë të letërsisë – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2014
Elbasani ndër vite për librin – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016
Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë – Albtipografia, Tiranë 2017
Tomor Jolldashi në ravat e publiçistikës shqiptare (monografi) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017
Arritje… (gjurmime e studime) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017
(Astrit Bishqemi, Dije Demiri-Frangu, Xhahid Bushati, Sabit Jahja, Veli Veliu): Dritë Ruhani, Udhëtimi krijues përmes dy linjave – SAS, Prishtinë 2021
Buzëmbrëmje… (gjurmime e studime) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
ELBASANI e rrethina (miniguidë) – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Bashkautor në tekste të arsimit bazë
Edukata morale dhe politike, 5 – Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.
Edukata morale dhe politike, 6 – Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.
Edukata morale dhe politike, 7- Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.
Edukata morale dhe politike, 8 – Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.
Të njohim historinë e popullit tonë, 4 – Libri Shkollor, Tiranë 1990, 1994; Istoria na Albania: Tiranë 1994; ETMM, Prishtinë 1994
“Libri – miku më i çmuar i fëmijëve” (Doracak bibliografik) – botim i Fondacionit ECE – Elb.2000
Të njohim historinë e popullit tonë, 4 (botim i ri, i ndryshuar nga ai i vitit 1990) – Libri Shkollor, Tiranë 2000 etj.
Gjuha shqipe, 7 – Morava, Tiranë 2006, 2007; SHKRONJË PAS SHKRONJE, Tiranë 2008
Dua të lexoj 2 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. II, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Dua të lexoj 3 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Dua të lexoj 4 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Dua të lexoj 5 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Xixëllime letrare 6 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. VI, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Skënder Karriqi) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Xixëllime letrare 7 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Xixëllime letrare 8 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Xixëllime letrare 9 – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
Dua të lexoj 1 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. I, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) – Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2012
Autor në tekste universitare
Letërsia për fëmijë (pjesa I: Teoria) – Sh.B. Sejko, Elbasan 1997
Letërsia për fëmijë (pjesa III: Nëpër botë) – Sh.B. Sejko, Elbasan 1999
Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë – Sh.B. Sejko, Elbasan 2001
Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1997-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
Histori e letërsisë botërore për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1999-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] – Sh.B. Sejko, Elbasan 2006
Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 2001-shit, me pak ndryshime] – Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj [Botimi i tretë i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- DY LINDJE DHE DY PERËNDIME, Tiranë 2008
Histori e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj [Botimi i katërt i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i pasuruar rishtazi]- ShBLSh e RE, Tiranë 2014
Skenarë Filmash
Vajza me pata – Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë 1975 [22][23]
Bashkautor në skenarin e filmit dokumentar për të rritur “Poema e çelikut”, 1975.
Monografi kushtuar Astrit Bishqemit
Prof. dr. Faik Shkodra: Talent dhe përvojë krijuese e shkencore (Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”)- “Rozafa”, Prishtinë, 2018
Dr. Rudina Alimerko: ASTRIT BISHQEMI – krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj – “Europrint”, Vlorë, 2019
Ibrahim R. Ibrushi: Një jetë e tërë kushtuar letërsisë për fëmijë e të rinj – Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu