Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari elbasanas Musa Vyshka

0

Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari elbasanas Musa Vyshka

Poeti, shkrimtari dhe pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Musa Vyshka u nda sot nga jeta në moshën 81 vjeçare.
I lindur ne Elbasan me 28 qershor 1942 Vyshka u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë në 1960-1964.
Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit ishte pedagog i Letërsisë. Ka ushtruar profesionin e gazetarit. Në periudhën 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, si dhe libretist në Teatrin “Skampa”.
Më 1992 u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri më 2002 që doli në pension. Musa Vyshka ishte themelues i gazetës “Fjala e lirë”, ndërsa më 1992-1996 anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit.
Ndërsa më 2022 u nderua me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”. Ka botuar dhjetëra libra me poezi, një pjesë e të cilave edhe janë muzikuar nga kompozitorët më të njohur të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu