Ndalohen fluturimet në aeroportin e Mynihut për shkak të stuhisë dimërore

0

Fluturimet në aeroportin e Mynihut janë ndaluar për shkak të një stuhie dimërore që mbuloi me borë të gjithë Gjermaninë jugore dhe pjesë të Austrisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.
Pas njoftimit për ndalimin e trafikut ajror deri në mesditë, aeroporti më vonë njoftoi se fluturimet do të anuloheshin deri në orën 6 të mëngjesit të nesërm. Aeroporte të tjera në rajon, përfshirë edhe Zyrih, njoftuan gjithashtu vonesa dhe anulime të lidhura me motin.

Trenat nëntokësorë nga stacioni qendror i Mynihut gjithashtu u ndaluan.
Pemët e rrëzuara lanë “pas dhjetëra-mijëra” njerëz pa energji në të gjithë shtetin e Bavarisë.  Zyrtarët e Bundesligës së Gjermanisë njoftuan gjithashtu se një ndeshje futbolli midis Bayern Munich dhe Union Berlin, e planifikuar fillimisht për këtë pasdite në Mynih.

Në Austri dhe Zvicër, reshjet e reja të borës bënë që zyrtarët të ngrenë alarmin për rrezikun e ortekëve. Provincat e Tirolit dhe Vorarlberg në Austrinë perëndimore ngritën paralajmërimet e tyre për ortekët në nivelin e dytë më të lartë pasi rajoni mori deri në 50 cm borë gjatë natës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu