Ndalet ‘ëndërra’ e Gjeorgjisë. Spanja në çerekfinale me Gjermaninë

0

GJERMANI – Spanja kalon me një poker Gjeorgjinë, në përballjen e tyre të fazes së 1/8-ave, nhjë takim që u zhvillua në Këln.

Që në minutat e para iberikët mbyllën në portë Gjeorgjinë në gjysmëfushën dhe zonën e tyre, por ishin pikërisht gjeorfgjianët, edhe pse me një autofgol, që zhbllokuan ndeshjen. Në minutën e 18-të një krosim në zonën e Spanjës për Kvarashkelian, devijohet në portë nga Lë Normand, mbrojtësi spanjoll.

Më pas ndeshja vazhdoi me të njëjtën formë kur të gjitha forcat e ekipit të De La Fuentes u përqendruan sërish pranë zones së rreptësisë së Gjeorgjisë deri kur në minutën e 39-të Rodri shënoi golin e barazimit me një goditje nga jashtë zones arriti të mposhtë portierin kundërshtarë.

Me këto shifra 1-1 të dyja skuadrat mbyllën pjesën e pare, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për pjesën e dytë.

Por nuk pati asnjë histori në pjesën e dytë pasi Spanja arriti ta lodh kundështarin e më pas të bëjë çfarë të dojë me të duke i shënuar 3 gola të tjerë. Përmbysja filloi me golimn e avantazhit Ruiz pak pas startimit të 45 minutave të dyta.

Më pas Williams shënoi një supergol në mimutën e 75-të

Ndërkohë që Olmo i dha goditjen e fundit gjeorgjianëve në minutën e 83-të që ishte edhe goli i katërt për Iberikët.

Me këtë kualifikim për në çerekfinale, për spanjollët fillojnë përballj të një tjetër niveli si ajo me Gjermaninë në fazën tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu