Ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda në aksin Librazhd–Pogradec

0

Policia e Elbasanit është angazhuar për garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së automjeteve, pas njoftimit nga ARRSH për bllokimin e lëvizjes në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”. Vendi ka patur edhe më parë rrëshqitje të dheut.

Në zbatim të këtij vendimi njoftohet se është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment rrugor, deri në një njoftim të dytë;

Po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe shërbime të shtuara të Policisë Rrugore për devijimin dhe ndalimin e këtyre mjeteve;

Theksohet se po bashkëpunohet me strukturat përgjegjëse për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren.