TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lames. Ky i fundit ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një ndërhyrje në zemër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky lajm i pabesueshëm është fatkeqësisht i vërtetë. Ai i shpreh ngushëllime bashkëshortes së tij, Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.”, thuhet në reagimin e Ramës.