Ndarja nga jeta e Bardhyl Londo, Basha: Ishte fat për mua ta kisha pranë, të shkëmbeja ide

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka ngatërruar mbiemrin poetit Bardhyl Londo, i cili mbylli sytë paraditen e sotme duke u ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare. Në njoftimin e sjellë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, shkrimtari cilësohet si një mik i kryedemokratit Basha, por mbiemri Londo i poetit tashmë të ndjerë, ishte shkruar Londër.

Londo ka dhënë një kontribut edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por siç duket ato vite kanë qenë shumë të hershme për t’i mbetur në mendje Bashës. Poeti i ka kushtuar dhe një poezi Partisë Demokratike.

Poezia:

DITEN QE U FORMUA PARTIA DEMOKRATIKE

Mbaruan duartokritjet
thirrjet entuziaste,
u ulen krahet me “V”-te e gishterinjve ne ere.

Pastaj filloi shiu,
si per te na kujtuar se kepucet na fusnin uje,
e lata e druve duhej prere…

Dhjetor, 1990

Njoftimi i parë: Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londër. Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim, shkrimtarit, politikanit, frymëzuesit të shumë brezave Bardhyl Londo. Bardhyl Londo i përket atij brezi intelektualësh shqiptarë që talentin dhe identitetin e tyre kulturor e lidhën fort me fatet e vendit dhe shoqërisë shqiptare. Poeti i njohur la pas vepra dhe vlera si rrallëkush këto 30 vite në demokraci. Ishte fat për mua ta kisha pranë dhe përgjatë muajve të fundit të shkëmbeja me të ide dhe mendime të një diapazoni të gjerë siç dinte veç ai. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm si deputet, antar Kryesie, antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bardhyl Londo ishte frymëzuesi i madh i ndryshimit në vitin 1990 dhe poezitë e tij për demokracinë ishin refren i shumë shesheve ku u zhvilluan mitingjet e para të Partisë Demokratike. Ai vazhdoi të ishte krijues i talentuar, intelektual i angazhuar dhe një veprimtar i rëndësishëm i Partisë Demokratike deri në fund të jetës së tij. Largimi i tij është një humbje e madhe jo veç për familjen e tij por dhe për kulturën, artin dhe politikën shqiptare. Me ikjen e tij, Shqipëria ka humbur prej qytetarisë dhe urtësisë se tij një zë që dëgjohej me respekt. Familja ka humbur bashkëshortin, babain dhe shtyllën e urtë të saj. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të thella për largimin nga kjo jetë të Bardhyl Londos! Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Njoftimi i edituar: Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londo Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim, shkrimtarit, politikanit, frymëzuesit të shumë brezave Bardhyl Londo. Bardhyl Londo i përket atij brezi intelektualësh shqiptarë që talentin dhe identitetin e tyre kulturor e lidhën fort me fatet e vendit dhe shoqërisë shqiptare. Poeti i njohur la pas vepra dhe vlera si rrallëkush këto 30 vite në demokraci. Ishte fat për mua ta kisha pranë dhe përgjatë muajve të fundit të shkëmbeja me të ide dhe mendime të një diapazoni të gjerë siç dinte veç ai. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm si deputet, antar Kryesie, antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bardhyl Londo ishte frymëzuesi i madh i ndryshimit në vitin 1990 dhe poezitë e tij për demokracinë ishin refren i shumë shesheve ku u zhvilluan mitingjet e para të Partisë Demokratike. Ai vazhdoi të ishte krijues i talentuar, intelektual i angazhuar dhe një veprimtar i rëndësishëm i Partisë Demokratike deri në fund të jetës së tij. Largimi i tij është një humbje e madhe jo veç për familjen e tij por dhe për kulturën, artin dhe politikën shqiptare. Me ikjen e tij, Shqipëria ka humbur prej qytetarisë dhe urtësisë se tij një zë që dëgjohej me respekt. Familja ka humbur bashkëshortin, babain dhe shtyllën e urtë të saj. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të thella për largimin nga kjo jetë të Bardhyl Londos! Shpirti i tij u prehtë në paqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu