Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos/ Parlamenti grek mban një minutë heshtje

0

Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje në nder të kryespeshkopit Anastas pak para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e  presidentit  të ri  te vendit ndërsa kryeministri Mitsotakis shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të Tij.

Mitsotakis deklaroi se  vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore.

Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë  partive greke.

Më herët në spitalin Venagjelizmos ishte ambasadorja shqiptare Luela Hajdarga e cila së bashku me bashkëpunëtorët e afërt të kryepeshkopit po merren me detajet e varrimit.