Ndarja nga jeta e Lefterie Dhimos, të afërmit flasin mes lotësh: “Kështu do vdesim të gjithë pa fëmijë!”

0

Lefterie Dhimo u gjet e vdekur ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Himarë, pranë kazanit të rakisë, ku dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh.

Ditën e sotme është bërë dhe ceremonia mortore e 75 vjeçares, nëna e Pirro Dhimos, peshngritësit shqiptar.

Të afërmit e të ndjerës kanë folur për takimin e fundit të martën, kur e ndjera i ksihte thënë se do të vinte përsëri dhe kjo i kishte thënë të vish patjetër.

E moshuara, nënë e tre fëmijëve, thotë mes lotësh, se kështu do të vdesin të gjithë, pasi fëmijët kanë ikur dhe ata kanë mbetur vetëm.

Flasin të afërmit

I afërmi 1: Nëna e Pirro Dhimës ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Para 1 muaji ka qenë në Himarë djali i vogël. I ka kërkuar ta marr me vete, por Nëna i ka thënë që do digjte një herë rakinë. Kishte bërë dhe vaksinat të dyja së fundmi.

E afërmja 2: Zonjën e kisha kushërirë. Me shëndt kishte ca sëmundje si të pleqërisë. E kishte bërë vaksinën. Ishte vetëm. Nga zemra iku, pati infarkt. Të gjithë vetëm jemi.

E afërmja 3: Kam tre fëmijë, jam me diabet, me të gjitha sëmundjet. Vetëm jetojmë me burrin. Të martën ishte me mua në darkë. Më tha do vij prapë. Të vish i thashë. Ishte goxha zonjë. Dy djem ka, njërin e kishte në amerikë po shyqyr u ndodh në Athinë. Mëe fëmijë dhe pa fëmijë ja kshu do vdesim të gjithë, të jemi mirë. Kur nuk i ke fëmijët nuk je mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu