Ndarja nga jeta e Nishanit, Steinmeier mesazh Metës: Tronditje e madhe, shpresoja se do shërohej

0

TIRANË- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-Presidentit shqiptar, Bujar Nishani, për ndarjen nga jeta të ish-Kreut të Shtetit Shqiptar. Presidenti gjerman i ka dërguar një telegram presidentit Ilir Meta, në të cilin thekson se është pikëlluar shumë nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-Presidentit Nishani.

POSTIMI I AMBASADËS GJERMANE:

Në një telegram zyrtar, Presidenti Federal Frank-ëalter Steinmeier i shprehu ngushëllimet Presidentit të Republikës së Shqipërisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Presidenti Federal shkruan:

Zoti President, me tronditje të madhe mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Bujar Nishani. Sëmundja e rëndë e z. Nishani dhe trajtimi i tij ne repartin e kujdesit mjekësor intensiv në Berlin më kanë prekur thellë. Kisha shpresuar fort, që zoti Nishani do të shërohej sërish e do të kthehej në gjirin e të afërmve të tij. Ndaj kjo ndarje e tij tepër e parakohshme nga jeta më pikëllon edhe më shumë. Për ne në Gjermani zoti Nshani do të mbetet në kujtesë si një president tejet i vlerësuar. I pavarur dhe besnik ndaj parimeve ai mbrojti vlerat evropiane dhe i shërbeu vendit të tij.Dëshiroj t’ju shpreh juve dhe bashkëkombasve tuaj pjesëmarrjen time më të thellë në dhimbjen tuaj. U shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe miqve të zotit Nishani. Ndaj me ta dhimbjen në këtë kohë të vështirë dhe u jam pranë me mendime. Lutem përcillini familjes së të ndjerit ngushëllimet e mia. Duke përkujtuar në heshtje


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu