Ndër trafikantët e parë të kokainës/ SPAK sekuestron pasuritë e tropojanit të kërkuar ndërkombëtarisht (EMRI)

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar ditën e sotme pasuritë e Denis Matoshit alias Eldi Dizdari, i akuzuar si trafikant droge.

Mësohet se SPAK ka vënë nën sekuestro një apartament, një garazh, një shumë prej 40 mijë eurosh në një llogari bankare si dhe një njësi, që ishin në pronësi të tij. Po ashtu, SPAK sekuestroi rreth 81 mijë euro, që Matoshi përfitonte nga shporonësimi i një pasurie.

Matoshi konsiderohet si një nga krerët e kokainës në Shqipëri, i cili më herët në vitin 2020 është arrestuar në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai është me origjinë nga Trop[oja, teksa pasi i vranë të atin kur ishte ende fëmijë, ai emigroi jashtë vendit. Në këtë periudhë, nuk dihet se si, por krijoi lidhjet më të fuqishme me protagonistët amerikano-jugor të trafikut të kokainës duke u bërë një nga “të plotfuqishmit” e vendit.

Eldi Dizdari dhe është kushëri i afërt me Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani dhe tani po vuan dënimin në Shqipëri për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa vitesh në Durrës. Ai është i njohur edhe për masakrën në Bllok në 4 Tetor të 2018, pasi emri i tij u lakua shumë në media.

Më datë 4 tetor 2018 në një lokal në ish-Bllok, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. Sipas shkrimeve në media asokohe, bazuar te burimet nga prokuroria dhe policia Ervin Mata dhe Dizdari ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:

Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.

Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;

Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:

–   Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu