Ndërhyri për të sqaruar sherrin e djalit, kush është ekzekutori i 45-vjeçarit (Si ndodhi ngjarja)

0

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se janë identifikuar autorët e vrasjes së Ridvan Hysenit paraditen e kësaj të shtune, në fshatin Mushan. Ndryshe nga çfarë u aludua fillimisht se kishim të bënim me një ekzekutim për gjakëmarrje, policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Ridvan Hyseni u vra pasi ndërhyri për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë djali i tij.

Autori i dyshuar i vrasjes së 45 vjeçarit në Shkodër është shtetasi Duel Mehmedaj, i cili u konfliktua përpara vrasjes me djalin e viktimës. Në makinë me të ka qenë edhe vëllai i tij, Hydajet Mehmedaj, por burimet thonë se ai nuk ka bërë asnjë veprim.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.”, njofton policia.

46-vjeçari u ekzekutua sot rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, brenda në makinën e tij tip BMË.

Identiteti i personave të shpallur në kërkim për nuk bëhet i ditur, ndërkohë që blutë e qytetit verior të asistuar dhe nga forcat e FNSH-së po punojnë për kapjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu