Ndërhyrja e IKMT pranë “Prestige Resort” e paligjshme, qeveria sulm ndaj biznesit të pronarit të News24, hoteli plot me turistë shqiptarë dhe të huaj

0

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.

IKMT po bën një ndërhyrje të paligjshme në “Prestigje Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, në një kohë kur gjithçka është me leje. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës. Ky objekt është dhënë me leje të kryeministrit Edi Rama.

Ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

“Ndërkohë nuk ka pasur asnjë lloj mirëkuptimi nga punonjësi i IKMT-së, për të gjetur një mirëkuptim për situatën e krijuar mes palëve. Ata kanë deklaruar se duhet të ndërhynin në “Resort” dhe kanë deklaruar se duhet ta ekzekutonin patjetër”, raporton gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu