Ndërmarrja e Ujësjellësit në Elbasan del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

0

Njoftim për qytetarët

Të nderuar qytetarë të Elbasanit,

Duke u afruar periudha e temperaturave të larta dhe ndërhyrjeve teknike që po kryhen aktualisht në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, kryesisht në depon e ujit, Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Elbasan ju bën thirrje të gjithë banorëve që të përdorin me kujdes ujin e pijshëm dhe të shmangin çdo formë të shpërdorimit të tij.

Shpërdorimi i ujit, përfshirë:
– përdorimin për larje rrugësh, makina, oborre,
– lidhjet e paligjshme,
– keqpërdorimin e pikave të ujësjellësit,
përbën shkelje dhe ndëshkohet në përputhje me ligjin nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për rregullimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në fuqi.

Gjithashtu, shpërdorimi i ujit ndikon drejtpërdrejt në furnizimin me ujë për katet e sipërme të pallateve, duke shkaktuar mungesa dhe ndërprerje për qytetarët që jetojnë atje.

Ekipet e kontrollit në terren (Task-Forca) do të evidentojnë çdo rast abuzimi dhe do të marrin masa administrative dhe ligjore, deri në ndërprerjen e shërbimit dhe ndëshkime me gjoba, sipas përcaktimeve të rregullores së shërbimit. Përveç kësaj, Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Elbasan ka vendosur në funksion një detektor të specializuar me kamera për të zbuluar lidhjet e paligjshme në rrjet.

Ky njoftim vjen në funksion të garantimit të furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët në kushtet e motit të nxehtë dhe mbrojtjes së resurseve ujore.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!