Nderohet “Qytetar Nderi” AT Josif Papamihali

0

Në kuadër të 5-Vjetorit të Lumnimit të Martirëve të Kishës Katolike të dënuar nga regjimi komunist, në Elbasan u përkujtua dhe nderun figura dhe kontributet e At Josif Papamihalit – Martir. Mbremja nisi me Ekspoziten “Shekulli i Martirëve”, Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes. Të pranishëm në këtë ndërim për At Josif pëllumbin ishin edhe familjarë të tij të cilët shprehen të lumtur për vlerësimin që I bëhet ,

I pranishëm ishte edhe Arkipeshkëv Luiggi Bonazzi Nunci Apostolik I Vatikanit në Shqipëri I cili u shpreh se figura të tilla duhen ndëruar përjetësisht pasi ata sakrifikuan gjënë më të shtrenjët për besimin e tyre,jetën.

Edhe kryetarja e autoritetit për informimin mbi dokumentat e ish sigurimit të shtetit vlerësoi figurën e At Josif Papamihalit për atë çka ai sakrifikoi dhe vuajti gjatë viteve të errta të diktaturës.

Për kryetarin e Qbnf Elbasan sakrifica e këtyre martirëve duhet vlerësuar gjithmon.

Papa Josif Papamihali ishte meshtar katolik i ritit bizantin. Ka shërbyer si Famullitar në Elbasan, Korçë, Berat. Vdiq më 26 tetor 1948, në moshën 36 vjeç, në kënetën e Maliqit, i varrosur i gjallë në kënetë ku kishte rënë, i siflitur prej lodhjes. Trupi i tij nuk është gjetur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu