Është ndërprerë ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, mes Tiranës dhe skuadrës turke Besiktas, e vlefshme për fazën e dytë të kualifikueseve të Coference League.
Ndërprerja ka ardhur pasi tifozët turq kanë ndezur mjete piroteknike, të cilat i kanë hedhur dhe në fushë. Si pasojë dhe e tymit të dendur, arbitri kryesor ka tërhequr skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj tifozët turq kanë vazhduar dhe me provokime ndaj tifozëve kryqytetas, me të cilët edhe janë përplasur fizikisht.
Kjo është përballja e dytë mes dy skuadrave, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në Turqi, u mbyll me rezultatin 3 me 1 në favor të vendasve.