Ndërpritet seanca plenare, shkak bëhet Sali Berisha dhe Flamur Noka

0

Ndërpritet seanca parlamentare pasi kryetari i PD-së  Sali Berisha tentoi të merrte fjalën. Kjo bëri që drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj mori vendim të kalonte në 5 minuta pushim.

Ajo i kërkoi Berishës të ulet në vend dhe të lejonte zhvillimin e seancës, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Berisha.

“Ju lutem uluni dhe na lejoni të zhvillojmë seancën”, tha Felaj.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se Kuvendi është shndërruar në teatër kukullash.

“Ky parlament është shndërruar në teatër kukullash. Këtu vjen një kryeministër dhe flet me gjuhën e horrit, këtu jo vetëm nuk reagohet, por kjo banda këtu shikon me admirim. Ju jeni një bandë hajdutësh dhe pastaj t’i mbyllni sytë shqiptarëve”, tha ai.