Ndërrohen bravat e dyerve të selisë së PD-së edhe në Elbasan. Gjithçka ka ndodhur vetëm dy ditë para referendumit që ka njoftur Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe Berisha.
Lajmi konfirmohet nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi.
Në një status në Facebook, Boçi ka njoftuar se edhe në Elbasan janë ndërruar bravat e dyerve të godinës. Ai e ka cilësuar këtë veprim si ‘panik nga anëtarësia’ e cila e ka votën në ‘mendje e shpirt’ dhe jo vetëm në letër.
Më tej ai është shprehur se është marrëzi t’i mbyllësh derën demokratëve, sepse vullneti i tyre nuk mund të ‘kyçet’.
Ja postimi i deputetit Boçi:
TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA
Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!???
Me urdhër nga lart kuptohet.
Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj.
E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe.
Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti.
Vota është shpirt e mendje!
Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.
Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë,
duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë?
Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?!
Ju qofshi në marrëzinë tuaj!
Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet.
Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.
Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat!
E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00
PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!