Babai i gazetarit Sokol Balla ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Lulzim Balla, kameramani i njohur i RTSH-së, është ndarë nga jeta ditën e djeshme pasi humbi betejën disavjeçare me një sëmundje të rëndë. i ati i gazetarit të njohur Sokol Balla, një nga figurat që ka shënuar emër në Televizionin Shqiptar, vuante prej 5-vitesh.
Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë gazetari Sokol Balla, i cili tha se ndarja me të atin ka qenë e dhimbshme por e qetë.
“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”, shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.