Është ndarë nga jeta një nga besimtarët më të njohur të Elbasanit dhe Librazhdit, Faik Çota.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur Myftinia e Elbasanit.
Faik Çota ishte një besimtarët më të devotshëm të qytetit, i cili i ishte kundërvënë dhe pushtetit të Enver Hoxhës për të shkatërruar xhamitë.
Ai ka qenë një besimtar i pashembullt i cili i është kundërvënë edhe sistemit komunist të Enver Hoxhës për të prishur Xhaminë. Ai ka thënë se ka filluar të agjëronte që nga vitit 1940 dhe nuk ka ndërprerë agjërimin as edhe në vitet e komunizmit, kohë kur besimi ishte i ndaluar. Ai rrëfen se si në vitin 1967 ishte bërë pengesë për komunistët që deshën të shembnin Xhaminë e Ballies, në Elbasan.
“Ajo kohë mua më ka gjetur në Xhaminë e Ballies. Aty i falenderohem forcës time morale, sepse u përdorën shumë metoda për ta shembur Xhaminë, derisa arritën më nxorrën zvarrë. Pastaj me ta*nke e shembën Xhaminë e Ballies. Agjërimin nuk e kemi lënë kurr, sepse edhe gruaja kima ka pasur një baba që 67 vjetë i ka shërbyerislamit” ka thën Faik Çota.
Faiku thotë se asnjëherë nuk e ka ndarë dashurinë e kombit dhe fesë. Për më shumë shihni videon: