Ndërron jetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf

0

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.

Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore: https://peterzingraf.muchloved.com.“, njofton Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu