Ndërron jetë kirurgu që u aksidentua me makinë

0

Një kirurg i Spitalit të Lezhës ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident automobilistik pasditen e kësaj të premteje.

Viktima është Q.Gjergji, i cili po udhëtonte me një automjet tip Benz. Ai humbi kontrollin e mjetit në aksin Lezhë-Shkodër dhe për pasojë doli nga rruga.

Kirurgu mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Për fat të keq, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që kishte pësuar dhe ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu