Ndërron jetë në moshën 101-vjeçare i mbijetuari i Holokaustit

0

Ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare i mbijetuari i Holokaustit, Eddie Jaku.

Vitin e kaluar ai publikoi kujtimet e tij më të shitura: “Njeriu më i lumtur në Tokë”, ku tregoi historinë e tij të jashtëzakonshme të mbijetesës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jaku u burgos në katër kampe përqendrimi, udhëhoqi një arratisje të guximshme në një tren, u çlirua nga një marshim vdekjeje dhe mbijetoi në një pyll.

101 vjeçari Jaku i kushtoi pjesën tjetër të jetës së tij duke mbrojtur paqen dhe mirësinë. “Unë nuk urrej askënd. Urrejtja është një sëmundje që mund të shkatërrojë armikun tuaj, por gjithashtu do t’ju shkatërrojë ju”.

Në 1946, ai u martua në Belgjikë me gruan e tij hebreje Flore, e cila kishte kaluar një luftë në Paris duke pretenduar se ishte e krishterë, ndërsa emigruan në Australi në 1950.

Eddie Jaku punonte në një garazh në Sidnei dhe gruaja e tij si rrobaqepëse. Ai kishte një tatuazh në krah që e identifikonte si një ndër të burgosurit të Aushvicit, ndërsa u bë vullnetar në Muzeun Hebre të Sidneit, duke ndarë përvojat dhe filozofitë e tij të jetës me vizitorët.

Mediet e huaja shkruajnë se Eddie Jaku ndërsa ka vdekur në Sidnei në një shtëpi të kujdesit për të moshuarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu