Ndërron jetë nga Covid-19 ish-kryetari i bashkisë së Përmetit

0

Shënohet viktima e parë e pandemisë në Përmet. Ish kryebashkiaku i parë gjatë viteve 1992-1996 Dhimitër Nasi, i shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë nuk mundi ta fitojë betejën mes jetës dhe vdekjes.

Kujojmë se pak ditë më parë një tjetër ish-kryebashkiak ndërroi jetë për shkak të Covid-19, ish- kryebashkiaku i Lushnjes Albert Sanxhaku.

Sanxhaku prej një muaji ishte dërguar për kurim në Truqi, por nuk ia ka dalë të fitojë betejën. Ai ka qenë kryetar bashkie në vitet 2007-2011. Sakaq ish-kryebashkiaku ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 5 persona duke mos mundur të fitojnë betejën me Covid-19. Ndërkohë, po për të njëjtën periudhë kanë rezultuar pozitiv 152 persona, ndërsa janë shëruar 148 të tjerë.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Raste Aktive 3846 Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu